Dëborë dhe ngrica në rrugë, ARRSH thirrje shoferëve: Kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar drejtuesit e mjeteve se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare. Në një njoftim për mediat ARRSH, u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë dhe të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.

Mbrëmjen e djeshme në disa qytete të Shqipërisë, reshjet e shumta të dëborës dhe shiut, kanë përfshirë vendin tonë. Ndërkohë, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës, u bllokuan disa rrugë, ku dhe lëvizja e automjeteve u bë e pamundur.


Shtuar 22.03.2021 17:41