Dëbora zbardh në Qafë Thore për herë të parë këtë vit, qarkullimi kryhet pa probleme

Ka filluar dëbora e parë këtë vit në Qafë Thore. Autoriteti Rrugor ka bërë me dije se në terren janë grupet e punës me borëpastruese.

Ndërkohë, rruga është e hapur dhe nuk ka probleme në qarkullim.

“Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike. Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton ARRSH.


Shtuar 11.11.2023 12:07