Kreu i Këshillit të Kuvendit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka dalë në një deklaratë për media ku ka folur në lidhje me diskutimet për 4200 firmat e mbledhura nga grupi i Berishës për mbajtjen e Kuvendit.
Paloka propozoi që të caktohen persona nga të dy palët për të verifikuar firmat.
“I kam propozuar palëve një zgjidhje që kishte shteruese që të hiqte cdo dyshim që ka midis palëve që ne jemi në këtë situatë , statuti s’parashikon dhe palët s’kanë besim. Palët të caktojnë nga një person që merren me problemet me zgjidhjet, Ivi kaso sekretar i zgjedhjeve në PD, sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Palët të ulen dhe të krijojnë këto hijet e dyshimit të cilin dhe ta çojmë procesin para. Palët të caktojnë njerëzit e tyre të besuar, le ti përcaktojnë vetë, me listat e delegateve që ti verifikojnë me telefon si të duan ata për 4 mijë e 200 firmave që janë zyrtarisht në zyrën time të ecim me këtë proces të lëmë sulmet që dëmtojnë PD. Meqë gjendem në këtë pozicion mes dy palëve, nëse palët nuk duan zgjidhje më duket një propozim mjaft i arsyeshëm për të eliminuar hijet e besimit. Le të vijnë të ulen përfaqësuesit ti verifikojnë në se thonë se s’duan është i qartë qëndrimi i tyre.
Ky është propozimi që e kam diskutuar me dy palët dhe ta bëj edhe sot në kryesi si propozim, do të diskutohet. Që të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm. Është detyrim që të mblidhet Kuvendi”, tha Paloka./albeu.com