DEBATI/ Gazment Bardhi sherr me policët në oborrin e PD-së: Kush është shefi juaj?

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pati një përplasje verbale me punonjësit e policisë në oborrin e Partisë Demokratike.

Përplasja erdhi pasi sipas Bardhit, efektivët shoqëruan disa anëtarë të këshillit kombëtar sapo dolën nga godina.

Bardhi u kërkoi llogari, por efektivët i thanë që të drejtohet te zyra e shtypit për informacion.

Debati në oborrin e PD-së:

Gazment Bardhi: Kush është shefi juaj? Ju lutem më thoni, shkoj te hyrja më thonë shko atje, vij këtu më thonë, shko atje.

Polici: Nuk jemi ne ai autoritet. E di shumë mirë ti, mirupafshim.

Gazment Bardhi: Detyrën ti nuk e bën dot në shkelje të ligjit. Pse po bëni ndalime?

Polici: Edhe sot je i paqartë përse janë shoqëruar në komisariat?

Gazment Bardhi: Ne kemi qenë në një mbledhje pune, ju nuk keni qenë, secili është kontrolluar në prezencë të prokurorëve. A mund të ma jepni edhe mua arsyet?

Polici: Besoj për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së sotme. Drejtohu për informacion zyrës së shtypit.

Gazment Bardhi: Për cfarë po qëndroni këtu?

Polici: Vazhdo fol, ne jemi në punën tonë.

Gazment Bardhi:  Kush është puna juaj? Cfarë po bëni tani në oborrin e PD-së? Është pronë e PD-së, përse jeni tani në një pronë që nuk mund të hyni?

Polici: Nuk të jap asnjë deklaratë. Ne do të ikim kur duam ne dhe jo ju.

Gazment Bardhi:  Jo, jo.

Polici: Mirë, vazhdoni atëherë./albeu.com/


Shtuar 8.01.2022 20:30