DEA zbarkon në Tiranë? Hoxha: Tregon rritje të narkotrafikut

Ditët e fundit ka patur raportime se DEA do të hapë zyrën e saj në Shqipëri edhe pse aktualisht ka një zyrë në Greqi e cila ka mbuluar edhe vendin tonë.

Gazetari Artan Hoxha tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëve, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur, vetëm është rritur. Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.

“DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu. Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro. DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër. Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo! Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë.”, tha Hoxha.


Shtuar 3.10.2024 22:40

Tags: ,