Dashnor Sula “zbarkon” vajin e ullirit në Kuvend, deputeti: Çmimi i saj do shkojë sa ai i naftës

Ditën e sotme në Kuvend po mbahet seanca plenare.

Në minutat e para të fillimit të saj deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka hyrë në oborrin e Kuvendit me një thes me ullinj dhe një degë ulliri.

Ndërsa në fjalën e tij Sula Kishte marr një shishe vaj kikiriku dhe një me vaj ulliri.

Ai ka theksuar se çmimi i vajit të ullirit do shkojë sa ai i naftës

“Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 2500 lekë shitet vaji i ullirit”, tha Sula./albeu.com


Shtuar 5.12.2022 19:13