DASH publikoi emrat e biznesmenëve kosovarë që ndihmuan politikanët e korruptuar, reagon Yuri Kim

Ditën e sotme DASH bëri publikë emrat e biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar në Kosovë dhe në vende të ndryshme të globit si pasojë e luftës kundër kurrupsionit.

Sot janë prezantuar këto nisma konkrete të cilat janë ndërmarë ndaj personave të caktuar duke filluar që me krimin e organizuar në veri të Kosovës.

Së fundmi u bë publik lajmi për publikimin e emrave të dy vëllezërve, Zvonko dhe Zharko Jovan Veselinovic. Të dy këta persona kanë ndihmuar politikanët e korruptuar në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota gjatë zgjedhjeve të mbajtura.

Kush janë Zvonko dhe Zharko Jovan Veselinovic?

Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. Organizata e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga fundi i vitit 2017, Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, të sigurojë fitore politike për kandidatët e tyre dhe të kontribuojë me shuma të mëdha parash për kandidatët.

Të njëjtin reagim e ka postuar edhe ambasadorja Yuri Kim e cila shkruan se sapo kishin filluar veprimet e ndërmara kundër biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar.

Postimi i plotë nga Ambasadorja Yuri Kim:

Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Dhoma e Thesarit të SHBA-së lëshoi emërtimet e reja. Me urdhër ekzekutiv të Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë. /albeu.com/

 


Shtuar 8.12.2021 18:22