Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroazisë në kuadër të Departamentit të Shtetit Amerikan ka përgëzuar të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me angazhimin e tij në rajon.
Në një postim në Twitter, Byroja e Departamentit të Shtetit mes tjerash ka deklaruar se Escobar është duke punuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
“Urime Përfaqësuesit të ri Special në Ballkanin Perëndimor – Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, sigurimin e pranimit rajonal në BE dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjës që të avancojnë reformat dhe të respektojnë sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, thuhet në postim.
Congrats to new Special Representative to the Western Balkans – DAS Gabriel Escobar! He’s already working on EU-facilitated Serbia-Kosovo dialogue, securing regional EU accession, and pressing Bosnia leaders to advance reform and respect BiH sovereignty/territorial integrity pic.twitter.com/1YrUo6DE5y
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) November 8, 2021