Në takimin jozyrtar të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Athinë, pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me temën e zgjerimit dhe të ardhmen evropiane të rajonit më të gjerë të Ballkanit.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, presidenti ukrainas do të jetë në Athinë dhe do të ketë darkë me liderët e tjerë. Megjithatë, ky lajm nuk është konfirmuar deri më tani nga qeveria greke.
Agjencia ruse raporton në detaje: ” Mitsotakis do të presë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së të rajonit mbrëmjen e së hënës, 21 gusht në orën 20:15 në Pallatin Maximos në një darkë joformale kushtuar zgjerimit dhe të ardhmes evropiane të rajonit, me rastin e 20 vjetorit të marrëveshjes BE-Ballkani Perëndimor dhe Deklaratës së Selanikut.
Njëkohësisht, zyra e shtypit e Presidentit të Malit të Zi konfirmon këtë vizitë, duke thënë: “Jakov Milatoviq do të marrë pjesë në një darkë pune së bashku me Ursula von der Leyen, Vladimir Zelensky, liderët e Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Kosovës, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Bullgaria dhe Rumania.