Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS janë marrë vendime të rëndësishme.
Damian Gjiknuri nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Në vend të tij kryeministri Edi Rama ka emëruar Blendi Klosin.
Kujtojmë se më herët, ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u zgjodh kreu i Grupit Parlamentar.
Këtë post e ka mbajtur ministri aktual i Brendshëm Taulant Balla./albeu.com