Komisioni Evropian shpenzoi 2.75 milionë euro për foto dhe video të anëtarëve të tij nga fundi i vitit 2019 deri në prill.
Shuma i referohet përgjigjes së Komisionit ndaj një pyetjeje nga një eurodeputet nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Shpenzimet gjatë mandatit aktual parlamentar përfshijnë shuma për fotografë, ekipe video dhe grim. Shpenzimet e parukerisë nuk mbulohen. Rreth 95% e shumës është për paga dhe shpenzime udhëtimi.
“Mbulimi fotografik i aktiviteteve të anëtarëve të Komisionit Evropian është i nevojshëm për të informuar qytetarët për punën e tij dhe për të siguruar transparencë”, sqaroi komisioneri për buxhetin Johannes Hahn.
Nuk jepet asnjë informacion i detajuar për shumat e shpenzuara nga secili prej 27 anëtarëve të Komisionit.