Intervista e Meghan dhe Harry-t tek Oprah vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe të bëjë zhurmë. Këtë herë janë zbuluar prapaskenat.
Çfarë e bëri Harry-n të fliste aq hapur kundër familjes dhe mbretërisë? Duket se shkak është bërë vendimi i mbretëreshës për t`i hequr titujt ushtarakë.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar se Harry e pranoi ftesën e Oprah 24 orë pasi mësoi vendimin e gjyshes mbretëreshë. Pra thënë ndryshe kjo ishte një hakmarrje e hapur ndaj Elizabeth në veçanti dhe familjes në përgjithësi.
Për t`u habitur është pastaj përzgjedhja e emrit të vajzës. Kur Harry ishte kaq i mërzitur me gjyshen, përse ia vendosi vajzës emrin e saj? Disa thonë se çifti nuk i mori leje dhe se e shfrytëzuan për marketing dhe qëllime përfiimi. Këto gjithsesi janë vetëm fjalë lart e poshtë.