Dalin përgjimet: Biznesmeni në Lushnjë fitoi tenderin se ndërhyri te fakulteti i Mjekësisë që vajza e Tushes të merrte provimin

Detaje të reja bëhen me dije nga skema korruptive e  kryetarit të bashkisë në Lushnje, Fatos Tushe.

Mësohet se biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen. Madje në një nga bisedat rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për mjekësi.

Përgjimet që vërtetojnë njohjen mes Tushes dhe Lamit

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën
Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën
Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje, se më morën që në mjes këta Erjon nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t’u pi cigare
Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo
Fatos Tushe: Ti ça bën
Ibrahim Lami: Hic o hic ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin
Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

….Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj


Shtuar 8.07.2021 11:25