Dalin pamjet nga sherri me armë në Korçë, si nisi përplasja mes biznesmenëve (VIDEO)

Dalin pamjet nga sherri me armë në Korçë, si nisi përplasja mes biznesmenëve

Gjatë ditës së sotme, në Korçë, një person u plagos me thikë pas një sherri mes pronarëve të dy resorteve në Moravë.

Më poshtë mund të shihni pamjet e momentit, si nis konflikti, ndërsa njëri prej tyre kërcënon duke i vendosur pistoletën në kokë.

Policia njoftoi se ka qenë Anri Reli i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spital. Shkaku i sherrit ka qenë prona, pasi i kanë bizneset pranë njëri tjetrit në Malin Moravë. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 20:22