Mediat greke kanë publikuar fotot nga dhoma e tmerrit ku Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch.
Në pamjet më poshtë duket gjithçka e çrregullt dhe e hedhur përtokë, për të bërë të besuar skenarin e Babisit, i cili para se të zbulohej se ishte vrasësi i nënës së një fëmije të vogël, tha se Carolinës ia kishin marrë jetën grabitësit.
Në tokë gjithashtu shihet edhe shiriti izolues, të cilin e përdori për t’i lidhur duart Carolinës.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 maj të këtij viti. Tashmë Babis është arrestuar dhe ndodhet në burg ku po vuan dënimin e vrasjes makarbre./albeu.com