Dalin pamjet! Kush është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat te Komuna e Parisit (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur me armë zjarri tek Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.

Nga sa mësohet 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.


Shtuar 12.10.2021 23:58