Dalin pamjet! Ja si quhej kompania e pastrimit në pronësi të Liridona Ademaj

Liridona Ademaj Murseli, 30-vjeçarja që u vra në Prishtinë në një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, rezulton pronare e një kompanie aktive pastrimi në Suedi të quajtur “Unda” me bashkëpronar Albert Jashari.

Një kompani pastrimi e quajtur ‘Unda Städ AB’ për të cilën në kohën e themelimit është hapur dhe një faqe në Facebook me të njëjtin emër ku promovon shërbimet.

Ndër fotot e publikuara shihet dhe Liridona me uniformën e punës që promovon shërbimin.

Adresa e këtij biznesi del në të njëjtin vend ku ka qenë më parë adresa e banimit të Naimit dhe Liridonës.