Bashkimi Europian ka publikuar si zakonisht pamjet nga fillimi i takimeve mes ndërmjetësve Josep Borrell e Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Mikëpritësit fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.
Pas këtyre takimeve, nga ora 11:00 pritet të nisë takimi trepalësh, i cili nuk u realizua në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel.
Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.
Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka insistuar në zbatimin e kësaj marrëveshje pa kushte./Express/