Dalin fotot, këta janë dy nga zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin për autoshkallën në Durrës

Personat që shihni në foton më poshtë janë dy nga zyrtarët e arrestuar për përfshirjen në tendering abuziv të zbuluar nga hetimet e SPAK në Bashkinë e Durrësit.

Patriot Beqaraj, i cili ka qenë më herët ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, gjatë procesit të tenderimit ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar dy kompani për shpalljen e fituesit.

Ndërsa Adriatik Velaj, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.

Ata kanë kërkuar skulaifikimin e kompanive me arsyetimin se ofronin vlera të larta dhe gjatësia e shkallëve nuk ishte e duhur. Pra, sipas tyre, nuk plotësonin kriteret për të fituar tenderin e autoshkallës së zjarrfikëses./albeu.com

 

 


Shtuar 29.10.2021 09:45