Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 30-vjeccari Klaudio Myrtaj, i cili u gje i vdekur brenda një punishteje artizanale me qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.
Sipas mediave shqiptari është qëlluar me pistoletë me silenciator, dhe plumbi i ka prekur kokën.
Policia ka marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve të dashurën e 34-vjeçarit. Ndërkohë pista kryesore e hetimit aktualisht është ajo për motive xhelozie. Kamerat e kanë fiksuar autorin që kreu vrasjen por identiteti i tij nuk dallohej.
Në fshatin ku Klaudio ishte shpërngulur disa muaj më parë dhe jetonte në një shtëpi jo shumë larg vendit të krimit, ai mbahet mend si një punëtor i palodhur, gjithmonë i buzëqeshur dhe që i përshëndeste të gjithë dhe gjithmonë kishte marrëdhënie të mira me ata që e takonin, shkruajnë mediat vendase.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa rasti është në hetim nga autoritetet.