Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano po zhvillon një takim me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtoret e Policisë Vendore të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës.
Mësohet se takimi ka në fokus diskutimet për çështjet e kanabisit, për të rritur kontrollet në territor për zbulimin e paligjshmërisë.
Çuçi ka thënë se duhet një intensifikim i luftës ndaj trafikut të drogës dhe të mos krijohet ideja që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv.
“Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero tolerancë për këdo që tenton të kultivojë. Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor”, ka thënë ministri Çuçi./albeu.com