Çuçi mbledh drejtuesit vendorë të Policisë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të mbledhë në një takim 12 drejtuesit vendorë të policisë. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, i cili u ekzekutua me dy plumba në krye të detyrës.

Mësohet se pas takimit për Saimir Hoxhën do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Hoxha u shpall “Dëshmor Atdheu” ndërsa te Pallati i Kongreseve u zhvilluan homazhet./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 09:09