CR7 është penduar që la Juven? Mendes synon ta rikthejë te bardhezinjtë

Sulmuesi i Portugalisë dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në kampionatin italian. Kjo është raportuar nga gazetarët Calciomercato.

Agjenti i golashënuesit 37-vjeçar, Jorge Mendes, sipas burimit, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij Juventusit.  Gjatë një bisede me përfaqësuesit e “zonjës së vjetër”, Mendes tha se Cristiano është penduar që la Juven vitin e kaluar.

Ronaldo është gati të transferohet në Torino për të ndihmuar skuadrën të kthehet në garën për titull. Për këtë, portugezi pranon të shkurtojë pagat.

Cristiano mbrojti ngjyrat e Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2021. /albeu.com/


Shtuar 21.06.2022 18:35

Tags: , ,