COVID/ Shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh në Maqedoni, bilanci i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.693 teste të kryera janë regjistruar 1.500 raste të reja me virusin Covid. 775 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ( 1.500) janë regjistruar 195 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 522 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 10 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 6 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 13.01.2021 – 03.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 277.137 raste, prej të cilëve 254.862, janë shëruar, kurse 8.549 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 13.726 raste aktive me koronavirus./albeu.com/