Covid “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, 4 viktima dhe 779 raste të reja

Duket se Covid 19 ka “mbërthyer” Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 779 raste të reja infektimesh dhe 4 viktima.

173 prej tyre janë riinfeksione. Janë shëruar 477, ndërsa 4 persona kanë vdekur, informon Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup 345, Manastir 61, Kumanovë 45 dhe Prilep 39. Sipas statistikave të fundit numri i rasteve aktive është 4136.