COVID/ Bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Shqipëri gjatë 24 orëve

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,429 testime, 102 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 125 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,429 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.

Janë 1,570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; një qytetare nga Berati 74- vjeç.

Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Mars 2022)

Raste të reja ditore          102

Të shëruar në 24 orë        125

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                 1,429

Testime totale               1,750,981

Raste pozitive                 272,132

Raste të shëruara           267,083

Raste Aktive                       1,570

Humbje jete                         3,479

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              446

Fier                   277

Elbasan           125

Lezhë               188

Vlorë                109

Kukës              107

Berat                101

Shkodër            90

Gjirokastër       60

Korçë                43

Durrës               19

Dibër                  5/albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 16:51