Në 24 orët e fundit në vend, nga 904 testime të kryera, janë regjistrua 341 qytetarë të infektuar me Covid-19, asnjë humbje jete dhe 331 të shëruar.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 3,791 qytetarë aktivë me virusin.
Njoftimi i MSH:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 341 qytetarë, në këto bashki:
111 në Tiranë, 29 në Lushnje, 23 në Fier, 20 në Durrës, nga 19 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 15 qytetarë në Kamëz, Kavajë, 9 në Sarandë, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Devoll, nga 5 qytetarë në Lezhë, Krujë, Delvinë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Bulqizë, Divjakë, nga 3 qytetarë në Kukës, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Korçë, nga 2 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Dimal, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Kurbin, Shijak, Këlcyrë, Tepelenë, Berat.
Janë 3,791 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 331 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,564 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 341
Të shëruar në 24 orë 331
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 904
Testime totale 1,951,230
Raste pozitive 324,931
Raste të shëruara 317,564
Raste Aktive 3,791
Humbje jete 3,576
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,589
Fier 465
Durrës 347
Vlorë 275
Korçë 235
Shkodër 195
Elbasan 189
Gjirokastër 169
Berat 135
Lezhë 116
Dibër 58
Kukës 18/albeu.com/