COVID/ Bilanci i infektimeve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Prill 2022)

Raste të reja ditore          33

Të shëruar në 24 orë       42

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 666

Testime totale               1,791,981

Raste pozitive                  274,462

Raste të shëruara            270,608

Raste Aktive                         358

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           210

Vlorë               36

Berat               22

Fier                  20

Shkodër          17

Korçë              15

Elbasan          14

Gjirokastër     13

Durrës              9

Kukës               2/albeu.com/


Shtuar 16.04.2022 17:17