Ministria e Shëndetësisë nxori të dhënat për Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, për 24 orë janë realizuar 2.275 testime, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 281 persona.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 285 të shëruar dhe 3 viktima.
Ndërkohë rastet aktive në vend janë 1.964./albeu.com/