COVID/ Bilancet e 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

813 raste të reja dhe 6 viktima janë regjistruar nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 5.165 teste.

549 raste infektimesh të reja janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 998 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27 – 29.12.2021 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj janë regjistruar gjithsej 234.277 raste, prej të cilëve 215.852 janë shëruar, kurse 8.042 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 10.383 raste aktive me koronavirus./albeu.com/