COVID-19/ Si paraqitet situata në spitale dhe sa raste aktive ka në Shqipëri

Vijon ulja e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 100 raste të reja, nga 1867 testime të kryera.

Ndërkohë, numri i viktimave mbetet i lartë, pasi 24 orët e fundit, 5 persona nuk e kanë fituar betejën me covid-19.  Nga Tirana nuk u regjistrua asnjë i vdekur sot, ndërsa viktimat ishin 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1

Po si paraqitet situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Prill 2021)

Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 173
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1867

Testime totale 609,555
Raste pozitive 129,694
Raste të shëruara 102,171
Raste Aktive 25,176
Humbje jete 2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18311
Fier 2136
Durrës 1018
Shkodër 895
Gjirokastër 856
Korçë 671
Vlorë 418
Dibër 318
Kukës 277
Elbasan 193
Berat 59
Lezhë 24

Shtuar 19.04.2021 06:04