Një humbje jete dhe 354 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, ndërsa janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Njoftimi:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1205 testime, 354 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 490 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1205 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 354 qytetarë, në këto bashki:
86 në Tiranë, nga 22 qytetarë në Durrës, Lushnje, 19 në Fier, 18 në Devoll, nga 16 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 13 në Lezhë, 12 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 7 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Kavajë, Patos, Peqin, Gramsh, nga 5 qytetarë në Pukë, Dimal, Elbasan, nga 4 qytetarë në Kamëz, Dibër, Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Roskovec, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Maliq, Kuçovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Mirditë, Mat, Selenicë, Memaliaj.
Janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 53 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 490 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,683 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 354
Të shëruar në 24 orë 490
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1205
Testime totale 1,957,246
Raste pozitive 326,815
Raste të shëruara 319,683
Raste Aktive 3,552
Humbje jete 3,580
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,617
Fier 373
Korçë 254
Durrës 247
Elbasan 242
Vlorë 230
Shkodër 227
Gjirokastër 116
Berat 111
Lezhë 78
Dibër 44
Kukës 13