12 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 582 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:
12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Gjirokastër, Kuçovë, 1 në Himarë.
Janë 293 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,525 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 582
Testime totale 1,988,208
Raste pozitive 331,409
Raste të shëruara 327,525
Raste Aktive 293
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 202
Elbasan 23
Fier 19
Gjirokastër 12
Shkodër 8
Vlorë 6
Durrës 7
Dibër 5
Berat 5
Lezhë 3
Kukës 2
Korçë 1