COVID-19 i mori jetën, shkolla në Tiranë do mbajë emrin e Bashkim Finos

Deputeti socialist Bashkim Fino, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare nga COVID-19 vetëm pak ditë më parë.  Një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të mbajë emrin e tij.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili bashkë me kolegë të tjerë socialistë kujtuan Finon.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re  që po ndërtojmë pranë. Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më parë”, ka shkruan Erion Veliaj.

Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë, më 29 Mars. Ai cilësohej si kryeministri i Pajtimit Kombëtar pasi 24 vite më parë, në vitin 1997 drejtoi qeverinë që drejtoi vendin në mes të krizës. Ai ka qenë deputet për disa legjislatura në radhët e të majtëve.

Shtuar 31.03.2021 01:03