E zbulon gazetari i njohur italian: Pogba preferon Juventusin

Gazetari i njohur Italian, Gianluca di Marzio  ka zbuluar se Juventusi është destinacioni i preferuar i Poul Pogba.

Kontrata e francezit skadon në vitin 2022 dhe “zonja e vjetër” është e interesuar ta rikthejë në skuadër.

Sidoqoftë, paga e lartë është shqetësim për “Zonjën e Vjetër” të cilët janë duke provuar të zbresin pagat.

Sipas Tuttosport, francezi vazhdon të bisedojë me ish bashkëlojtarët në grupin e Ëhatsapp, aty ku i pranishëm është edhe trajneri Andrea Pirlo.

Thuhet se “Bianconerët” janë të hapur të përfshijnë Paulo Dybalan në shkëmbim për Pogban.

Kontrata e argjentinasit skadon në qershorin e 2022 dhe dy palët ende s’kanë gjetur marrëveshje për rinovim.

Donny van de Beek shihet si alternativë e Pogbas, edhe pse Juventusi do ta shkëmbejë Adrien Rabiotin në vend të Dybalas për ish yllin e Ajaxit.

Pogba në Torino kaloi katër sezone duke shënuar 34 gola dhe dhuruar 40 asistime në 178 ndeshje

Shtuar 31.03.2021 01:03