Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2468 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1207 qytetarë.
Ministria njofton gjithashtu se dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 1023 persona janë shëruar në 24 orët e fundit
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë: 2468 testime, 1207 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1023 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1207 qytetarë, në këto bashki:
413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnje, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Sarandë, 27 në Korçë, nga 26 qytetarë në Gjirokastër, Pogradec, nga 23 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Kuçovë, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 15 në Malësi e Madhe, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, 12 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, nga 10 qytetarë në Tropojë, Dibër, 9 në Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Belsh, Gramsh, nga 7 qytetarë në Kolonjë, Berat, Skrapar, nga 6 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, Dimal, Poliçan, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Selenicë, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Has, Përmet, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Libohovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Librazhd.
Janë 7,721 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Kavaja 85 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe
Janë shëruar 1023 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 302,311 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 1207
Të shëruar në 24 orë 1023
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2468
Testime totale 1,921,290
Raste pozitive 313,582
Raste të shëruara 302,311
Raste Aktive 7,721
Humbje jete 3,550
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,999
Fier 664
Durrës 608
Vlorë 525
Elbasan 337
Korçë 316
Shkodër 310
Berat 249
Gjirokastër 279
Lezhë 245
Dibër 125
Kukës 64