COVID/ 1 viktimë në Kosovë, bilanci i 24-orëve të fundit

19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid gjatë orëve të fundit në Kosovë.

Ndërkohë që është regjistruar edhe një viktimë.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 2 236 testime kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 qytetarë.

Gjithashtu në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 6 qytetarë duke e çuar në 157 859 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë vijojnë të jenë aktive me Covid 331 pacientë./albeu.com/