Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërmarrë një sulm të koordinuar ajror dhe detar ndaj impianteve bërthamore iraniane.
Sipas një burimi amerikan për CNN, gjashtë avionë bombardues B-2 kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster”, secila prej tyre peshon 14 tonë, mbi impiantin e mbrojtur nëntokësor të Fordow-t.
Në të njëjtën kohë, nëndetëse të marinës amerikane kanë lëshuar 30 raketa “cruise” të tipit Tomahawk (Tlam) ndaj dy objekteve të tjera bërthamore: Natanz dhe Isfahan. Po sipas të njëjtit burim, një nga avionët B-2 ka goditur edhe impiantin e Natanzit me dy bomba të tjera të fuqishme “bunker buster”.
Ky sulm përbën një nga operacionet më të mëdha ajrore amerikane ndaj objekteve strategjike iraniane dhe sinjalizon një përshkallëzim të rrezikshëm në tensionet SHBA-Iran. Ende nuk ka reagim zyrtar nga Teherani.