Policia ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, gjatë një operacioni në veriperëndim të Melburnit.
Sipas mediave të huaja, gjatë operacionit u arrestuan 2 persona dhe u sekuestruan afro 300 mijë dollarë në një pronë të Taylors Hill dhe 700 bimë kanabis.
Në vendngjarje u arrestua drejtuesi i dyshuar, 47-vjeçari Ditan Ndreu. Shqiptari akuzohet për kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha të kanabisit dhe posedim të produkteve të veprës penale.
Gjithashtu u arrestua Shirley Rodriguez, një grua kolumbiane 44-vjeçare, e cila ishte me vizë studentore.
Hetimi filloi në qershor kur policia mori një informacion për sjellje të dyshimta në një nga adresat.
Në total gjatë këtij operacioni u sekuestrua më shumë se një ton kanabis me vlerë rreth 5 milionë dollarë.
/Albeu.com./