Çmimi i naftës, Rama: Vizituam Princin e Kurorës për të kërkuar një mundësi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me furnizuesit e naftës në vendin tonë, për rritjen e shpejtë të çmimeve. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ndërhyjë për të bërë transparencë mbi çmimet. Gjithashtu, kryeministri tha se vizituan Princin e Kurorës së Emirateve për të kërkuar një mundësi.

“Përveç pjesës së transparencës së çmimeve ne nuk do të imponojmë çmime arbitrarisht, por do të bëjmë transparencën në mënyrë të përditshme se çdo qindarkë është aty për arsye të vazhdimit normal të punës dhe nga ana tjetër ministrja do të flasë për rezervën që duhet të jetë e garantuar.

Një nga arsyet e kryesore pse vizituam princin e kurorë të Emirateve ishte për të kërkuar një mundësi që ishte dhe arsyeja pse ministrja e jashtme vizitoi Arabinë Saudite. Është një nga arsyet që ne vizitojmë këto dy vende kyçe. Ne duam ta bëjmë në një sens patriotik o sot o kurrë. Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë. Por gjithkush ka sot detyrimin për këtë periudhë kohe nuk e dimë sa është, për këtë periudhë duhet ta ndani mendjen që do rezistoni dhe nuk do të fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shpëlaheni komplet nga çdo mëkat që është pjesë e jetës”, tha Rama.


Shtuar 11.03.2022 09:52