Çmim të veçantë nga ambasadorja Kim, kush është drejtori i anti-terrorizmit që ndërmorri operacionet e riatdhesimit nga Siria

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka dorëzuar kreut të anti-terrorit në policinë shqiptare Gledis Nano një çmim të veçantë, për kontributin e tij mbi riatdhesimet nga Siria.

Ceremonia është organizuar dje, teksa për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të ambasadës amerikane me policinë e Shtetit për të luftuar terrorizmin, Gledis Nano ka marrë nga ambasadorja një çmim vlerësimi.

Të lidhura

None found

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit”, shkruan ambasada amerikane.

Kujtojmë se Nano ka drejtuar operacionet e riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë të mbetur në kampet e ISIS në Siri./albeu.com/


Shtuar 18.08.2021 13:10