Çmenduri në Gjirokastër! 58-vjeçari bën për spital kunatën e tij

Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 58-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait).

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases K. B.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 10:27