Cilët janë “vrasësit” e një marrëdhënieje sipas femrave dhe meshkujve

Së fundmi, faqja e internetit IllicitEncounters ka kryer një anketë mes 2000 vizitorëve të të dy gjinive se çfarë mund të rrezikojë më shumë një lidhje dashurie.

Edhe pse pajtohen se një marrëdhënie nuk ka kuptim pa emocione dhe dashuri, burrat dhe gratë në përgjithësi kanë ide krejt të ndryshme për atë që mund të jetë shkatërruese për një marrëdhënie.

Për shembull, femrat i shqetëson shumë kur meshkujt shikojnë sport në televizor dhe jo ato, ndërsa për meshkujt një nga vijat e kuqe është kur zhduket pasioni. Pas kësaj vjen fundi.

Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ky është një anketim i përdoruesve të faqes së internetit IllicitEncounters të cilët në përgjithësi nuk janë në kërkim të partnerëve ‘serioz’, kështu që ka më shumë gjasa që ata të lënë gjërat e vogla të shkatërrojnë marrëdhënien e tyre sesa të punojnë shumë për një të ardhme të përbashkët, shkruan Metro.

10 “vrasësit” më të mëdhenj të një lidhjeje romantike për femrat:

Ai preferon të shikojë sport para meje.
Nuk më bën dot të kaloj orgazëm / është dashnor egoist.
Ai është i fiksuar pas videolojërave.
Ai është dembel dhe nuk ndihmon kurrë nëpër shtëpi.
Ai është gjithmonë jashtë me miqtë e tij.
Unë nuk e besoj atë.
Fillova të dëshiroja burra të tjerë.
Ai u shëndosh dhe la veten pas dore.
Nuk kemi interesa të përbashkëta.
Ai është shumë i kursyer.

10 “vrasësit” më të mëdhenj të një lidhjeje romantike për meshkujt:

Unë ndalova së fantazuari për të sepse ajo shtoi në peshë.
Ajo kurrë nuk e fillon seksin.
Ajo gjithmonë ankohet për diçka.
Ajo ka miq të tmerrshëm.
Dua të fle me femra të tjera.
Nuk argëtohemi kurrë.
Nuk ka asnjë pasion mes nesh.
Jam shumë i zënë me punë.
Jam i mërzitur dhe kam nevojë për një fillim të ri.
Unë argëtohem më shumë me miqtë.


Shtuar 13.04.2023 08:49