Sa më shumë që kalon koha në një marrëdhënie aq më shumë do të shihni që gjërat ndryshojnë, qoftë për mirë apo për keq, edhe pse zakonisht për fat të keq kjo e fundit është e vërtetë.
Por çfarë ndryshon?
- Përgatitja
Në fillim ju doni të jeni perfekt dhe kështu filloni të përgatiteni orë para takimit. Më vonë, dilni për takim edhe me rrobat e shtëpisë.
- Përqafime në gjumë
Në fillim do të flini vazhdimisht duke u përqafuar! Por me kalimin e kohës, kjo ka të ngjarë të ndryshojë, për shkak të ngrohtësisë dhe rehatisë. Kjo nuk do të thotë asgjë për marrëdhënien tuaj.
- Ushqimi
Mund të duket pak e çuditshme në fillim, por më pas do të jeni plotësisht të kënaqur me njëri-tjetrin dhe do të hani së bashku si shokë të mirë.
- Komunikimi
Me kalimin e kohës do të merrni kodet tuaja dhe do të afroheni shumë.
- Sinqeriteti
Ju do të ndërtoni ura dhe lidhje gjatë marrëdhënies tuaj dhe kështu do të jeni shumë të sinqertë me njëri-tjetrin!
- Seksi
Kontakti fizik do të jetë edhe më i mirë se në fillim. Do të jeni më komode dhe do të jeni në gjendje të thoni saktësisht se çfarë ju pëlqen.
- Si ndiheni?
Me të gjitha sa më sipër do të keni ndërtuar një lidhje të fortë që do t’ju lejojë të shprehni saktësisht se si ndiheni në çdo kohë./albeu.com