Katër zakonet kryesore të pashëndetshme, pirja e duhanit, dieta e varfër, mungesa e stërvitjes dhe konsumimi i madh i alkoolit, i heqin njeriut mesatarisht rreth gjashtë vjet jetë, sipas një studimi të ri shkencor kanadez.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Doug Manuel i Universitetit të Otavës, i cili botoi punimin në revistën mjekësore PLoS Medicine, vlerësuan se këto katër zakone të këqija ishin përgjegjëse për rreth gjysmën e të gjitha vdekjeve të parakohshme.
“Sjelljet e pashëndetshme rrisin ndjeshëm jetëgjatësinë dhe këto katër janë kërcënimi më i madh”, tha Manuel, i cili zhvilloi një algoritëm të ri të veçantë për të bërë llogaritjet.
Më konkretisht, vlerësohet se një e katërta (26%) e të gjitha vdekjeve të parakohshme janë për shkak të pirjes së duhanit, një e katërta tjetër (24%) nga pasiviteti fizik, 12% nga një dietë e pashëndetshme dhe 0.4% nga alkooli i tepërt.
Për meshkujt duhani është faktori më i madh i rrezikut, duke zbritur mesatarisht 3.1 vite jetë, ndërsa për femrat mungesa e ushtrimeve fizike ju heqin rreth tre vjet.
Ata që bëjnë jetë më të shëndetshme, duke thyer të katër zakonet e pashëndetshme, kanë një jetëgjatësi prej gati 18 vitesh, krahasuar me ata që ndjekin në masë të madhe të katër sjelljet jo të shëndetshme./albeu.com