Chiellini, Bonucci dhe Cuadrado thirren në gjykatë

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ditën e djeshme Giorgio Chiellin, Leonardo Bonucci dhe Juan Cuadrado, kaluna pjesën e dytë të ditës në gjykatë duke iu përgjigjur pyetjeve të magjistratëve që po hetojnë llogaritë e Juventusit.

Ata u morën në pyetje rreth 6 orë në total, pra 2 orë për secilin. Procesverbali ishte sekret, por tashmë dihet se ka të bëjë për akuzën e komunikimeve të rreme për kompanitë e listuara dhe lëshimin e faturave për transaksione të paqena.

Tani do t’i mbetet konsulentit ekonomik Enrico Stasi që të analizojë të gjithë materialin e marrë në tre kërkimet dhe ta krahasojë atë me pasqyrat financiare të Juventusit, për të konstatuar nësa ka pasur parregullsi./ h.ll/albeu.com