Kurti: Në një republikë demokratike, pushteti është përgjegjësi e lartë ndaj qytetarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e ceremonisë ku u ndanë mirënjohje për shërbyesit civilë të dalluar. Aktiviteti u organizua nga Ministria e Administratës Publike dhe Digjitalizimit, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, që shënohet më 23 qershor.

Në fjalën hapëse, ai vuri në pah rolin e shërbimit publik dhe të nëpunësve civilë, duke theksuar se administrata përfaqëson fytyrën e Republikës për qytetarët dhe mënyrën se si ata e përjetojnë shtetin.

Të lidhura

None found

“Shpesh, kur flasim për shtetin, mendojmë për ligje dhe politikanë, për ndërtesa qendrore, për vendime e procedura, për buxhete dhe strategji. Por qytetari nuk e takon shtetin si një nocion abstrakt. Ai e takon shtetin përmes njeriut që i shërben: përmes zyrtarit që e dëgjon, mësuesit që edukon, mjekut dhe infermierit që kujdesen, policit që ruan rendin, inspektorit që mbron sigurinë dhe cilësinë, si dhe nëpunësit që i jep një përgjigje të drejtë, të qartë dhe në kohë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, qeverisja e mirë, transparente dhe e orientuar drejt qytetarëve nuk është një slogan politik, por një parim që duhet të udhëheqë punën e institucioneve.

“Në një republikë demokratike, pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi e lartë. Udhëheqja që shërben nuk pyet ‘sa pushtet kam?’, por ‘çfarë përgjegjësie kam?’. Nuk pyet ‘sa kontrolloj?’, por ‘sa lehtësoj?’. Ky është kuptimi i vërtetë i shërbimit publik”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai u ndal edhe te meritokracia, për të cilën tha se nuk mbetet më vetëm një objektiv në letër, por tashmë funksionon si një mekanizëm objektiv që siguron drejtësi dhe barazi në proceset e rekrutimit.

“Nëpunësi profesional dhe i ndershëm tashmë ka hapësirën dhe mbështetjen e plotë për t’u zhvilluar dhe për t’u vlerësuar mbi bazën e punës dhe përgjegjësisë”, deklaroi ai.

Kurti përmendi edhe platformën eKosova, të cilën e cilësoi si një sistem të avancuar për ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet