Çfarë simbolizon 3 maji në kalendarin ndërkombëtar?

Dita e sotme, 3 maji, është dita ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

Pra sot është dita kur bota feston parimet themelore të lirisë së shtypit.

Kujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan.

Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 1948 thekson se “të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufinjtë.”