Çfarë po ndodh në Greqi?! Policët “pushtojnë” qytetet, i gjen në çdo derë lokali dhe restoranti

Greqia ka ndërmarrë masa të ashpra anti-covid ditët e fundit, ku shihen ekipet policore në çdo derë dyqani dhe lokali që kontrollojnë hyrjet për të mos lejuar të pavaksinuarit të hyjnë brenda.

Kjo situatë ka ardhur për shkak edhe të numrit të lartë të infektimeve që po shënon vendi fqinj ditët e fundit, ku mbizotërojnë të infektuarit me variantin e ri Delta.

Edhe humbjet e jetëve që janë regjistruar ditët e fundit kanë qenë mjaft të larta në Greqi.

Turma njerëzish u mblodhën në farmaci dhe qendra diagnostikuese për të kryer testin e shpejt, në mënyrë që të mund të hynin në clubet e natës si çdo të shtunë. Vetëm se e djeshmja nuk ishte një e shtunë e zakonshme, pasi të pavaksinuarit, janë një rrezik i madh për të tjerët në një kohë kur varianti delta po shfaq anën e tij më agresive./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 08:16