Që prej mëngjesit të ditës së sotme, është regjistruar një vatër zjarri në periferi të Gramshit.
Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgjatë gjithë ditës, askush nuk ka shkuar për ta fikur.
Duke u gjetur përballë kësaj situate, ata kanë tentuar të fikin flakët me mjete rrethanore.
Sakaq, këtë verë Gramshi u përball me zjarre masive që sollën dëme të mëdha.